Këshilltari i ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka treguar për keqpërdorimet që janë bërë nga drejtuesit e kaluar të kësaj ministrie.
Fidan Kalaja ka thënë se operatori ekonomik “RAD DOO”, ka fituar tenderë në periudhën kur Ivan Todosijeviq ishte ministër i Pushtetit Lokal e po ashtu edhe në periudhën e fundit kur këtë ministri e drejtoi Goran Rakiq.
Ai ka thënë se ky operator vetëm në vitin 2020 në kuadër të projekteve komunale që i financon MAPL ka fituar katër tenderë të ndryshëm në vlerë mbi 173 mijë euro.
“Domethënë ‘sukses’ i ministrave të kaluar të Administrimit të Pushtetit lokal ka qenë një operator ekonomik ‘RAD DOO’ (që është vështirë të gjendet në ARBK me këtë emërtim) nga 10 tenderë sa i ka marrë në periudhën e ministrit z. Todosijeviq të marrë 4 tendër në periudhën e z. Rakiq në kuadër të projekteve komunale që i financon MAPL. Vetëm në vitin 2020 ky operator ekonomik nga ky program ka fituar 4 tenderë të ndryshëm në vlerë prej 173,447.00 euro”, ka shkruar Kalaja në Facebook.