Kriza energjetike: BE me paketë 1 miliard euroshe për vendet e Ballkanit Perëndimor

Një miliard euro do të jetë paketa e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor që ta përballojnë krizën energjetike.

Këtu do të përfshihet edhe Kosova. Këtë e ka publikuar edhe Zyra e BE-së në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq, në fillim të vitit 2023, do të sigurohen edhe 500 milionë euro mjete financiare për t’i ndihmuar bizneset dhe familjet me nevojë.

Të martën në Tiranë është mbajtur Samiti BE – Ballkani Perëndimor.