34 milionë e 347 mijë euro ka bartur qeverisja e Shpend Ahmetit nga viti 2020 në vitin 2021. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe pa njoftimin e medieve, bartja e mjeteve ka marrë dritën e gjelbër nga përfaqësuesit politikë.
Kuvendi Komunal në këtë mbledhje ka miratuar edhe kërkesën për marrje të borxhit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e masave të efiçiencës së energjisë në 47 ndërtesa komunale.