Aeroporti i Kukësit me tarifat më të ulëta në rajon

1 ditë pas dorëzimit të Aeroportit të Kukësit të koncesionarit, drejtori i Aeroportit, Altin Progonati, flet për SCAN mbi kompanitë, tarifat dhe destinacionet që do të jenë të mundura për secilin udhëtar. Progonati, ka folur për SCAN edhe lidhur me detajet operacionale të Aeroportit të Kukësit.

“Në këtë aeroport janë bërë diku tek rreth 22 mln euro investime duke përfshirë vendin ku ndodhemi, vendqëndrim i avionëve që përbëhet nga 18 metra katrorë. Prapa nesh ndodhet terminali një investim i ri. Pista është e punuar e gjitha duke bërë punime civile duke s’postuar deri në 1 mln metra kub dhera dhe duke bërë mbushjet që duheshin. Zgjatimi i pistës pasi nga 1800 është bërë në 2200 metra duke pranuar edhe avionët Boeing dhe AirBus të3 kategorisë 3C. Të gjitha këto investime e kanë bërë aeroportin të ri.” – u shpreh ai.

Progonati gjithashtu ka theksuar se tarifat e ulta të aeroportit të Kukësit po shërbejnë si një katalizator për të përfshirë Rinasin dhe Prishtinën në uljen e tarifave të tyre.

Reklama e sponzorizuar

“Aeroporti i Kukësit është projektuar si Low-Cost. Dhe si i tillë edhe shërbimet edhe çmimet janë bazuar në këtë koncept. Kjo do e bëjë aeroportin nga më kompetitivin me të gjithë aeroportet që janë në rreth, si Podgorica, Prishtinës, Shkupit dhe Ohrit. Nga të gjithë këta ne do të jemi në treg me çmimet më të ulëta pasi kemi bërë kërkimet tona dhe kemi dalë në këto konkluzione.”