Konstituohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Është konstituuar Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Kryetar i këtij Komisioni do të jetë Armend Muja, ndërsa anëtarë, Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Jeta Statovci nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza dhe Mergim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Duda Balje nga Grupi Parlamentar Multietnik dhe Verica Ceranic nga Lista Serbe.

Kryetari i komisionit, Armend Muja ka thënë se nga Komisioni për Buxhet dhe Financa me vendim të kryesisë së Kuvendit është riemëruar në Komision për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Reklama e sponzorizuar

“Ky komision në kuadër të fushëveprimit ka elementin funksional dhe shërben si komision i përhershëm. Në kuadër të kompetencave ky komision shqyrton, analizon çështjet që lidhen me buxhetin financiar të agjencive të pavarura, shqyrton buxhetin e shtetit, mbikëqyr Bankën Qendrore, Fondin Pensional OSHP-në dhe Komisionin për Ndihmë Shtetërore. Ky komision shqyrton të gjitha projektligjet që derivojnë nga komisionet tjera. Komisioni është dakorduar që të takohen çdo të mërkurë prej orës 10:00. Javën e ardhshme na presin disa çështje, si ndarja buxhetore për RTK-në, raporti preliminar financiar për ekzekutimin e buxhetit, raporti financiar i Qeverisë, etj”, ka thënë ai.