Renaulti vitin e ardhshëm lanson veturën e parë elektrike

Renault po përgatitet të lansojë SUV-in e tij të parë elektrik Megan E-Tech në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjatë një konference digjitale, Renaulti ka thënë se Megan E-Tech do të jetë një nga veturat e para elektrike nga fabrika e gjigantit francez të veturave për të arritur objektivin e lansimit të 24 modeleve të rinj deri në vitin 2025.

Foto e parë e lëshuar nga kompania tregon emrin e modelit dhe se si do të duken dritat e pasme, që mbetet e ngjashme me versionin e para-prodhimit. Në pjesën e masme gjithashtu ka një “E” të artë. Gjithashtu logo e re e Renault do të jetë në qendër, e shoqëruar nga shirita të dritës LED që kalojnë në të gjithë gjerësinë e makinës.

Reklama e sponzorizuar

Megan E-Tech do të jetë vetura e parë e Renault bazuar në platformën e re CMF-EV. Kjo është e njëjta platformë në të cilën tashmë është bazuar Nissan Ariya dhe e cila është zhvilluar për të gjitha modelet e reja elektrike të aleancës Renault-Nissan-Mitsubishi.

Renault Megan E-Tech ka të ngjarë të ketë të njëjtën madhësi të Captur që është pak më e gjatë se katër metra.

Renault Megane E-Tech do të ketë një motor elektrik që zhvillon rreth 217 kf fuqi. Renaulti pretendon se kjo veturë mund të bëjë zero deri në 100 km/h në më pak se 8 sekonda. Kjo njësi do të mundësohet nga një bateri 60 kWh e cila do të sigurojë afërsisht 450 km distancë me një karikim të vetëm.