Bitcoin me tjetër rekord negativ

Krahasuar me dy javët e fundit, Bitcoin ka rënë në pikën më të ulët.

Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, brenda 24 orëve është zhvlerësuar me rreth 4 për qind, ndërsa brenda 7 ditëve rënia e saj ka qenë mbi 20 për qind.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht Bitcoin po tregtohet me mbi 31 mijë dollarë.

Reklama e sponzorizuar

Rivalë të vegjël të Bitcoinit, si Ethereum dhe Ripple gjithashtu ranë me rreth 30 për qind.

Ditë më parë, Banka Qendrore e Kinës ka dhënë urdhër që shërbimet e pagesave dhe bankat komerciale në vend të mbyllin ose bllokojnë tregtinë e kriptovalutave.