Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës pritet që të mos paguajnë sigurimin kufitar në vlerë 15 euro me Malin e Zi.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazreku duke shtuar se për shkak të problemeve teknike është shtyrë zbatimi i saj për një muaj.
“Përpara është diskutuar shumë dhe është diçka që nuk ka ndodhë në muajin e tretë të mandatit si drejtor kemi arritur me i finalizonte gjitha komentet dhe me datë 25 qershor në ora 14:00 nënshkruhet kjo marrëveshje dhe kjo do të hyjë në fundi nga data 1 korrik, mirëpo që aspekti teknik na ka vonuar pak. Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë me paguajnë sigurimin kufitar dhe sigurimi që marrin për Serbi dhe Maqedoninë të vlejë edhe për Malin e Zi” ka thënë Mazreku në një deklaratë për EO.
Ndërsa, për vendimin e djeshëm të Qeverisë për mbulimin e sigurimit kufitar Mazreku tha se për BSK-në kjo nuk do të paraqet problem.
“Është një vendim që i paraprinë një marrëveshjes e cila do të nënshkruhet nesër me Ministrin e Financave, Bankës Qendrore neve si Byro dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për byronë është njëjtë vetëm se është një proces me ndryshe. Nuk e shohim problem”, ka përfunduar ai.