Brexiti me pasoja: Raftet e zbrazta në shitore dhe pompat e karburanteve të mbyllura

Fotografi ilustruese

Pompat e benzinës të BP-së britanike dhe ExxonMobil- it amerikan janë mbyllur në Britaninë e Madhe.

Shkaku i kësaj mbylljeje është problemi me dërgesat e karburanteve, sepse kompanive furnizuese me karburante iu mungojnë shoferët e kamionëve.

Reklama e sponzorizuar

BP thekson se ka probleme me furnizimin me benzin në disa pika të shitjes në Britani të Madhe, për shkak të mungesës së shoferëve në gjithë Britaninë.

Gjiganti amerikan ExxonMobil, pronar i pompave të benzinës Esso, nga ana tjetër, ka kumtuar se pjesa prej 200 pompash të benzinës në Britaninë e madhe janë mbyllur gjithashtu për shkak të problemeve të dërgesave të karburanteve.

Problemet rreth furnizimit janë pasojë e e epidemisë së koronavirusit, e cila shumë shoferë, të shumtën nga vendet e jashtme, i ka shtyrë që të kthehen në vendet e tyre, ndërsa qendrat për aftësimin e shoferëve të rinj kanë qenë me muaj të mbyllura.

Njëkohësisht, ardhja e shoferëve të ri nga BE-ja në Britani të Madhe tashmë pas Brexitit është punë e komplikuar. Siç është theksuar tashmë disa herë, industrisë britanike të auto-transportit i nevojiten edhe 90. 000 shoferë për t’i plotësuar kërkesat.