Kursi i këmbimit/ Dobësohen ndjeshëm valutat e huaja. Forcohet monedha vendase

Monedha europiane është dobësuar këtë të martë duke u blerë me 121 lekë dhe duke u shitur me 121.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje.

Ndërkaq edhe Paundi britanik ka humbur pikë ditën e sotme krahasuar me dje ndërsa është blerë sot me 140.5 lekë dhe është shitur me 141.7 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Dollari amerikan ka pësuar rënie të vlerës këtë mëngjes teksa blihet sot me 102.8 lekë dhe shitet me 103.7 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane nuk bën përjashtim nga zhvlerësimi që kanë pësuar edhe valutat e tjera në raport me Lekun duke u blerë sot me 110.6 lekë dhe duke u shitur me 111.4 lekë./SCAN Tv/