Monedha europiane ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë të enjte teksa është blerë këtë mëngjes me 121.2 lekë dhe është shitur me 121.8 lekë në raport me ditën e djeshme.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar një rritje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e mërkurë blihet me 142.3 lekë dhe shitet me 143.4 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të kuotës ditën e sotme pasi krahasuar me një ditë më parë blihet sot me 104.4 lekë dhe shitet me 105.2 lekë.
Franga zvicerane është forcuar ndjeshëm këtë të enjte pasi në raport me dje është blerë sot me 112.8 lekë dhe është shitur me 113.8 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN/