Kursi i këmbimit/ Rënie e përgjithshme e valutave kryesore, dobësohet ndjeshëm Paundi britanik

Monedha europiane është zhvlerësuar në raport me një ditë më parë pasi blihet sot me 121.3 lekë dhe shitet me 121.8 lekë duke regjistruar rënie në raport me Lekun.

Ndërkaq Paundi britanik ka humbur mbi 1 pikë brenda natës duke u blerë mëngjesin e sotëm me 142.8 lekë dhe duke u shitur me 143.9 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal krahasuar me dje.

Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar një zbritje të kuotës krahasuar me ditën e hënë duke u blerë sot me 104.1 lekë dhe duke u shitur me 104.9 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane nuk bën përjashtim duke pësuar dhe ajo një zhvlerësim të vlerës teksa blihet këtë mëngjes me 112.6 lekë dhe shitet me 113.4 lekë./SCAN TV/