Fitim rekord i bankave – Deri në tetor 90 milionë euro profiti neto

Nga janari deri në tetor të këtij viti, fitimi neto i bankave në Kosovë ka arritur në 90.1 milionë euro, duke e bërë 2021-n vitin më të ‘bereqetshëm’ për sektorin bankar, ndoshta që nga paslufta.

Sipas raportit të fundit të BQK-së, mbi informatat mujore të sistemit financiar, kjo rritje e profitit i atribuohet në masë të madhe të hyrave nga interesat që patën bankat, përkatësisht rritjes së kredidhënies.

Reklama e sponzorizuar

Kështu, prej 238.1 milionë euro sa ishin të hyrat në total në këtë periudhë, prej tyre 166.5 milionë euro ishin të hyra nga interesat. /Buletini Ekonomik/