Ku duhet të ankoheni kur bizneset gjatë blerjeve nuk iu lëshojnë kupon fiskal?

Shumicën e rasteve bizneset në vend nuk iu lëshojnë kupona fiskal qytetarëve për blerjet e tyre.

E kjo sipas ‘Mbrojtësit të Konsumatorit’ është e ndaluar dhe mund të dënohet me ligj.

Në njoftimin e tyre në facebook ata thonë se bizneset janë të obliguara që t’iu lëshojnë kupona fiskal konsumatorëve për blerjet që i realizojnë.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, ata rekomandojnë që sa herë nuk të lëshohet kupon fiskal, qytetarët duhet ta raportojnë rastin tek Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), në numrin e tyre: 0800 80 800./Buletini Ekonomik/