Marrëveshja për burgjet përfshin edhe mbështetjen e Danimarkës për Kosovën në çështjen e energjisë elektrike

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pa zbuluar shëmë detaje nga marrëveshja e Kosovës me Danimarkën për burgjet, njoftoi se përfitimet nga ajo përfshijnë edhe sektorin energjetik të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Ajo tha se marrëveshja e ka fokusin e veçantë në energji. Në këtë kohë krize, ministrja Rizvanolli tha se është shumë e rëndësishme të kemi siguri të furnizimit me energji elektrike përmes diversifikimit të prodhimit të energjisë elektrike.

“Siç e dini, sektori i energjisë përballet me sfida të shumta dhe kjo krizë e fundit energjetike na ka treguar edhe njëherë brishtësinë e sistemit tonë energjetik, megjithëse kjo është një krizë që e ka prekur tërë rajonin dhe Evropën. Kjo na përkujton se sa me rëndësi është që të kemi siguri të furnizimit dhe diversifikim të burimeve të prodhimit të energjisë elektrike”, tha Rizvanolli.

Reklama e sponzorizuar

Ajo tha se Mbrentëria ë e Danimarkës e cila është ndër shtetet lidere për hulumtim e zhvillim në fsuhën e energjetikës dhe për gjetjen e zgjidhjeve.

“Ta kemi shtetin e Danimarkës në krah në këtë tranzicion energjetik do të jetë tejet e rëndësishme për ne si shtet, prandaj është kënaqësi e veçantë ta kemi këtë marrëveshje, e cila e hap rrugën për një bashkëpunim më të thellë ekonomik”, tha Rizvanolli.

Ministri danez, ndërkaq, tha se mund të gjenden zgjidhje për energjinë e ripërtëritshme.

“Mezi pres që të punojmë me Qeverinë në Kosovë. Me të vërtetë besoj se mund t’i zgjidhem disa çështje globale, sidomos kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike dhe energjinë e ripërtëritshme”, tha ai.