Mashtrimet me subvencione, Ministria e Bujqësisë përballet me mungesë stafi pas arrestimeve të 50 zyrtarëve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se janë duke u përballur me mungesë të zyrtarëve, pasi që një numër i madh i tyre janë arrestuar gjatë aksionit “Subvencioni 2021”.

Prokuroria së bashku me Policinë e Kosovës gjatë vitit 2021 kanë arrestuar rreth 50 zyrtarë të drejtorive të bujqësisë nëpër komuna, të cilët dyshohen se kanë bërë mashtrime me subvencione.

Reklama e sponzorizuar

“Ne po përballemi me mungesë të stafit pasi është një numër i madh i atyre zyrtarëve që janë arrestuar për pretendimet e prokurorisë për marrje dhe dhënie ryshfeti”, ka thënë ministri Peci në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, së fundi Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 31 personave, që janë arrestuar në drejtoritë e bujqësive nëpër komuna.

“Paraburgimi u është caktuar L.K, R.R, F.O, M.B, H.H për shkak të veprës penale” Mashtrimi në detyrë” N.I për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” “Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje” dhe “Ushtrimi i ndikimit” , B.G për shkak të veprës penale “Mashtrimi në detyrë”, J.S, A.R, A.GJ, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, G.L për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , B.M për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje. D.M, GJ.M, D.M, S.K, A.I, H.A, B.SH, SH.M, H.B, F.SH, S.Q, B.S, A.F, B.B, L.M për shkak të veprës penale “Mashtrimi me subvencion”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Dhënia e ryshfetit” E.M, L.M, D.Z, A.N për shkak të veprës penale “Mashtrimi me subvencione” dhe “Falsifikimi i dokumenteve””, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.