Mot i keq dhe për valutat kryesore – Bien ndjeshëm Paundi, Euro dhe Dollari amerikan

Monedha europaine e ka nisur negativisht këtë javë në raport me javën e kaluar pasi blihet mëngjesin e sotëm me 120.5 lekë dhe shitet me 121.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq edhe Paundi britanik ka pësuar një rënie të vlerës këtë të hënë pasi krahasuar me javën që shkoi është blerë sot me 140.5 lekë dhe është shitur me 142 lekë.

Dolalri amerikan gjithashtu ka regjistruar zbritje të kuotës këtë fillim javës pasi në raport me javën që lamë pasi blihet sot me 106.5 lekë dhe shitet me 107.3 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane vazhdon të qëndrojë në pozicion force përballë Lekut duke u blerë sot me 115.4 lekë dhe duke u shitur me 116.3 lekë./SCAN TV/