Kursi i këmbimit/ Paundi dhe Dollari vijojnë ‘rënien e lirë’, ndërsa Euro nuk luhatet!

Monedha europiane vijon edhe sot të ruaj të njëjtat vlera sikurse një ditë më parë pasi blihet sot me 121 lekë dhe shitet me 121.6 lekë njësoj si një ditë më parë.

Paundi britanik ndërkaq ka humbur sërish pikë ditën e sotme pasi në raport me ditën e mërkurë blihet sot me 142.9 lekë dhe shitet me 143.8 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan ka pësuar një rënie të vlerës sërish këtë mëngjes pasi është blerë me 105.9 lekë dhe është shitur me 106.6 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane nuk ka regjistruar luhatje të kuotës mëngjesin e sotëm duke vijuar edhe sot të blihet njësoj si dje me 114.2 lekë dhe shitet me 115 lekë referuar tregut të brendshëm valutor./SCAN TV/