Koncept Dokumenti për Organizimin e Tregut të Përbashkët të Produkteve Bujqësore në diskutim publik

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MPBZHR) ka njoftuar të gjithë qytetarët se projekt koncept dokumeti për Organizimin e Tregut të Përbashkët të Produkteve Bujqësore do të jetë në diskutim publik deri me datën 21 janar të këtij viti.

Me anë të një njoftimi në facebook, kjo ministri tregon se ky koncept dokument përcakton politikat bujqësore të cilat orientim kanë masat e stabilizimit të tregut dhe parandalimin e krizave të tregut paralelisht me masat e qëndrueshmerisë mjedisore.

“Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni në afat kohor prej (15) ditëve, përkatësisht deri me datën 21.01.2022 në ora 16:00, tek zyrtarët: isuf.cikaqi@rks-gov.net; habil.zeqiri@rks-gov.net; mirjeta.salihaj@rks-gov.net”, përfundon njoftimi i tyre./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar