Leku e nis javën ‘mbrapsht’ – Valutat e huaja fitojnë ndjeshëm pikë!

Monedha europiane e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka rikuperuar ndjeshëm pikë duke u blerë sot me 122 lekë dhe duke u shitur me 122.6 lekë.

Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rritje të ndjeshme në raport me javën e kaluar duke u blerë mëngjesin e sotëm me 145.4 lekë dhe duke u shitur me 146.5 lekë.

Dollari amerikan regjistron rritje të fortë këtë fillim javë pasi krahasuar me javën e shkuar blihet sot me 106.6 lekë dhe shitet me 107.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane nuk bën përjashtim mes valutave kryesore pasi referuar tregut të brendshëm valutor edhe ajo ka fituar pikë mëngjesin e sotëm duke u blerë me 116.4 lekë dhe duke u shitur me 117.2 lekë./SCAN TV/