Miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë – Shqipëri për zbatimin e lehtësirave doganore

Qeveria e Kosovës në mbledhjene e sotme të saj, kanë miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë – Shqipëri për zbatimin e lehtësirave doganore.

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, tha se kjo marrëveshje parasheh një sërë lehtësirash doganore dhe lehtësirash tregtare mes dy vendeve, që përkthehet si një bashkëpunim më i thellë mes dy ekonomive.

Sipas Muratit, se më anë të këtij projektligji, do të bëhet vendosja e zyrave doganore të Kosovës dhe Shqipërisë në zonën doganore të Portit të Durrësit dhe atij Porto Romano.

Reklama e sponzorizuar

“Më tutje, parasheh edhe vendosjen e zyrës doganore të Republikës së Kosovës në zonën doganore të portit të Durrësit dhe Porto Romanos. E gjithashtu, përfshin edhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, tha ai.

Kujtojmë se ky projektligj i miratuar sot, ishte zotim i nënshkruar në mbledhjen e dy Qeverive shqipatre në nëntor të vitit të kaluar. /Buletini Ekonomik/