Valutat kryesore ‘rrëzojnë’ Lekun – Forcohen ndjeshëm Dollari amerikan dhe Paundi britanik

Monedha europiane ka shënuar rritje të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 120.4 lekë dhe duke u shitur me 121 lekë në raport me ditën e Hënë.

Paundi britanik sakaq ka regjistruar gjithashtu rritje të vlerës teksa blihet mëngjesin e sotëm me 142.8 lekë dhe shitet me 144 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan nuk bën përjashtim teksa ka fituar pikë në raport me monedhën vendase duke u blerë këtë të martë me 106.2 lekë dhe duke u shitur me 107.1 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane  referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 115.5 lekë dhe është shitur me 116.3 lekë duke regjistruar rritje krahasuar me ditën e djeshme./SCAN TV/