“AgroKosova Holding” kundërshton vendimin e AKP-së për tërheqjen e aksioneve

Agjencia Kosovare e Privatizimit pak minuta më herët ka marrë vendim për tërheqjen e aksioneve dhe vënien nën administrim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjes AgroKosova Holding, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.

Sipas vendimit të AKP-së, Ndërmarrja Shoqërore “NBI Agrokosova Holding”, është privatizuar më datë 27 gusht 2007 nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI, ku për shkak të mospërmbushjes së zotimeve të marrëveshjes dhe shkeljeve të rënda të kushteve të kontratës, AKP-ja thotë se është detyruar ta vë nën administrim të drejtpërdrejtë këtë ndërmarrje.

Aziz Tafaj drejtor në AgroKosova Holding, sot në një konferencë për media ka thënë se AKP ka bërë vetëgjyqësi. Tafaj tha ky është një vendim i njëanshëm.

Reklama e sponzorizuar

“Sot ju kemi ftuar për të informuar se në ditën e sotme është paralajmëruar një veprim i AKP-së e ky veprim vjen si pasojë e një vendimi që e konsideroj krejt të kundërligjshëm, ose më mirë të themi është një veprim që ka të bëj me vetgjyqësi”, ka thënë Tafaj.

Ai ka thënë se si drejtor i ndërmarrjes AgroKosova Holding, është privatizuar para 15 vitesh.

“Në atë marrëveshje janë paraparë disa kushte të cilat kanë të bëjnë me mbajten e aktivitetit të ndërrmarrjes së vjetër, ato kushte kanë të bëjnë me 8.6 mlionë euro investime dhe një numër të punëtorëve që e arrin shifrën diku rreth 5800 kontrata pune, që akumulohen brenda dy viteve”, ka thënë ai.

“Ato investime sipas dokumentave zyrtare janë plotësuar sa i përket kuotës së investimeve dhe numrit të punëtorëve janë plotësuar mbi 500% për arsyje se nuk janë dhënë vetëm 5800 paga por janë dhënë mbi 15 mijë paga dhe kontribute. Vazhdimi i afatit ka të bëj me faktin pasi kanë vlerësuar se ndërrmarrja është duke i mbajtur 100% aktivitetit. E ka zhvilluar nga zero dhe ka krijuar një aktivitet prodhues dhe në sasi edhe në kualitet ku deri sot ka qenë krenari e të gjithë qytetarëve të Suharekës dhe Kosovës. Të rinjët që kanë punuar qe 15 vite këtu janë bërë profesionistë të prodhimit të verërave dhe vreshtave. AKP e merr një vendim urgjent, të jashtëzakonshëm, por asnjë e jashtëzakonshme s’ka ndodh. Ata kanë kërkuar që ta dorëzojmë vullnetarisht pasi s’kemi kujt t’ia dorëzojmë, pasi s’kanë as bazë ligjore”, tha ai.

Kurse, Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, tha se AKP, përveç ndërrmarrjes AgroKosova Holding, po e dëmton edhe imazhin e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, ky është një dëm në vlerë mbi 100 milionë euro që do t’i shkaktohet Kosovës.

“Aleanca Kosovarë e Biznesit ka pranuar dje një shqetësim të ndërrmarrjes AgroKosova Holding i ngritur nga AKP ku në bazë të analizave të ekspertëve të AKB-së ka gjetur një memori shkelje të drejtës së kësaj kompanie. AKP po e dëmton një kompani e cila ka investuar shumë në ngritjen e kapaciteve të saj dhe jnë prodhues vendor dhe ka punësuar në vazhdimësi punëtorë, një kompani që ka eksportuar ne vende tjera. Prentendimet që i bënë AKP do të dëmtojnë rëndë imazhin e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.

“Ky imazh do t’i kushton Kosovës shumë, jo profesionalizimi i AKP do t’i kushtoj Kosovës mbi 100 milionë euro në dëm të imazhit të kompanisë. Prandaj, Qeveria e vendit do duhej të ndërhyj në ruajtjen e imazhit të shtetit të rishikoj këtë vendim që është i njëanshëm, jo transparent dhe i dëmshëm për krejt Kosovën. Në këtë vend ka pasur therra, bërrlok kurse sot shihni një imazh të ri të kësaj kompanie që u ka dhënë mbjelljeve vreshtave dhe prodhimeve vendore”, tha ai. /EO/