Bordi i ZRrE-së vendos për tarifat e reja: Rryma shtrenjtohet për 14%

Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë

Bordi i Zyrës së Rregollatorit për Energji (ZRrE), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n.

Kësisoj, rryma tash e tutje apo duke filluar nga 1 prilli do të shtrenjtohet për 14% bazuar në këto tarifa.

Kështu ka marrë vendim Bordi i ZRrE-së të enjten, raporton Paparaci.

Reklama e sponzorizuar

Një vendim i tillë ka pasur kundërshtime nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës muajve të fundit ka ndarë milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.