Operatori i parë i energjisë elektrike në Austri, ka njoftuar falimentimin për shkak të rritjes dramatike të çmimit të rrymës.
Bëhet fjalë për kompaninë “MCStromp GbmH” nga qyteti i Gracit e cila ka furnizuar konsumatorët me energji elektrike të prodhuar në Austri.
“Ne jemi kompani e angazhuar nga Austria me qëllim që konsumatorëve tu ofrojmë çmime të arsyeshme të rrymës. Me partnerët tanë mund të furnizojmë qytetarët anë e mbanë Austrisë dhe të japim përgjigjie në të gjitha qështjet”, thuhet në sajtin e kompanisë.
“MCStromp GbmH” ka furnizuar me rrymë të pordhuar në Austri, amviseritë, ndërmarrjet e vogla, mesme dhe të mëdha, si dhe komunat.
Kompania e themeluar më 2015 i ka paraqitur kërkesëqn gjyqit që të nisë procedurën e likuidimit.
“MCStromp GbmH” ka borxh 4.33 milionë euro dhe ketë shumë nuk ka pasur mundësi ta mbulojë.
Tash është qeshtje e hapur se sa konsumatorë do të godet falimentimi i kësaj kompanie./Buletini Ekonomik/