Çmimi i miellit mbetet i lartë në Prishtinë

mielli
Fotografi ilustruese

Një thesë miell, prej 25 kilogramë, aktualisht shitet me një çmim prej 15 euro e 50 cent nëpër tregjet e Prishtinës, sipas një tabele të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila ka filluar me publikimin e çmimeve ditore për artikujt bazë.

Ky çmim zbatohet tek mielli që importohet nga prodhues të ndryshëm në Kosovë.

Ndërsa 5 kilogramë miell të tipit Dellino, sipas ASK-së, po tregtohen me një çmim prej 3 euro e 44 cent. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar

Lexo edhe:

Kosova gjatë janarit importoi 412.44 GWh energji elektrike ndërsa eksportoi 111.04 GWh