Sa kushon kilogrami i limonit, i “familjarizuar” tashmë me kosovarët ?

Limoni
Limoni posedon Vitaminën C dhe është i mirë për shendet.

Limoni, një nga frutat tropikale, i familiarizuar tash e sa vite edhe  me kosovarët, është ndër frutat e preferuara që konsumohet thuajse çdo ditë nga qytetarët.

Si i tillë ai  gjendet gjithmonë e përditë në kuzhinat e secilit.

Një kilogram i këtij fruti, aktualisht, kushton diku rreth 1 euro kilogrami nëpër tregje në Kosovë, por në markete dhe shitore të ndryshme ku tregtohen edhe pemët e perimet, ky frut tregtohet edhe me 1-1.20 euro, madje ka raste që has edhe çmim 1,5 euro për një kilogram, përcjell Buletini Ekonomik.

Reklama e sponzorizuar

Çmimi i frutit të limonit diktohet në shumicën e rasteve  prej cilësisë dhe freskisë së tij.

Ky frut, sidomos në markete të mëdha të kryeqytetit, jo rrallë përfshihet të fushatat e çmimeve në në aksion, me ç’rast i ulët  çmim për diku 20-30 centë.

Nga një vizitë e Buletinit Ekonomik nëpër marketet e kryeqytetit, shihet se fruta të limonit ka me bollëk për konsumatorët.

Shitësit nëpër markete dhe tregje në Prishtinë thonë se limoni është një frut mjaft i qëndrueshëm dhe ruhet për kohë më të gjatë pa e humbur  freskinë.

Limoni, që tregtohet në tregjet e vendit, importohet kryesisht nga Turqia, në raste më të rralla nga Greqia.

Siç thonë ata, gati 2-3 herë në javë, varësisht edhe nga kërkesat e konsumatorëve, furnizohen me këtë frut.

Por, për çfarë përdoret më shumë fruti i limonit në Kosovë?

Sipas shitësve nëpër markete, limoni përdoret për ushqim si dhe për dieta të ndryshme.

Gjithashtu, limoni është pjesë e shumë recetave për ngritjen e imunitetit, humbjes së peshës, uljen e tensionit dhe shqetësimeve të tjera, për të cilat besohet se mund të ketë ndikim pozitiv në aspektin shëndetësor.

Limoni përdoret shumë nga kosovarët edhe pas ftohjeve të shumta që pësojnë, sidomos gjatë kohës së dimrit, duke e kombinuar atë me çajra të ndryshme. (Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/