Fruti i dredhzës në Kosovë, i shtrenjtë në këto ditë pranvere

Dredheza
Fruti i Dredhëzës

Me fillimin e pranverës, në Kosovë dalin frutet e para të dredhzës.

Nëpër markete të mëdha e nëpër tregje, si dhe nëpër markete më të vogla, që nga fillimi i kësaj stine nis tregtimi i këtij fruti.

Varësisht edhe nga vendi i shitjes, ndryshon edhe çmimi i tyre.

Reklama e sponzorizuar

Momentalisht, nëpër markete të vogla pakoja e dredhëzave kushton 1 euro e 70 centë, ndërkohë në tregje dhe nëpër supermarkete më të mëdha ato tregtohën për 1 euro deri në 1,5 euro.

Ka vite që dredhëza shitet nga prodhuesit dhe nga tregtarë të vegjël e stërshitës edhe nëpër rrugët e sheshet e qyteteve tona.

Kështu ndodhë edhe në kryeqytet, ku në pika më të frekuentuara të rrugëve të ndryshme, shesheve dhe lagjeve këta “tregtarë” ofrojnë dredhëza në  pakon që rëndom peshon diku rreth 400 gramë dhe me çmimin thuaja të standardizuar tani prej 1,5 eurosh.

Sipas shitësve të marketeve në Prishtinë, dredhëza është një nga frutat që kultivohet tashmë në sipërfaqe relativisht të shumta në Kosovë, sado që një sasi jo e vogël e saj vazhdon të importohet ende.

Ky frut importohet më shumë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia.

Siç thonë ata, ato merrën të freskëta çdo ditë, ngaqë nuk janë edhe aq të qendrueshme.

Ndonëse ata theksojnë se ky çmim nuk është i arsyeshëm, ngaqë në sezonën e tyre, konkretisht muajt e veres, ato tregtohen edhe më lirë sesa 1 euro.

Një raport i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) i publikuar në vitin 2015 për ‘Analizën e tregut të dredhzës’ tregon se në vitin 2013 Kosova ka importuar 214 tonë dredhëza të freskëta që krahasuar me vitin 2012 sasia e importuar është rreth 16 për qind më e lartë, ndërsa nga prilli 2014 deri në dhjetor importi ka arritur në 120 tonë.

Siç cekët në raport, vlera e importit të dredhëzës së freskët në vitin 2013 ka arritu në 21 mijë e 262 euro.

Raporti poashtu tregon se në vitin 2013 përkatësisht nga prilli i vitit 2013 deri në mars të vitit 2014 dredhëza është importuar kryesisht nga Greqia, rreth 92 për qind, nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria me 6 për qind si dhe pjesa tjetër prej 2 për qind nga vendet e tjera si Serbia, Gjermania, Kina, Italia dhe Franca.

Mirëpo a ka Kosova mjaftueshëm dredhëza për të eksportuar?

I njejti raport specifikon se në vitin 2013 Kosova ka eksportuar 7 tonë dredhëza përkatësisht ekuivalent të dredhëzës që krahasuar me vitin 2012 sasia e eksportuar është dukshëm më e vogël, ndërkohë që nga prilli 2014 deri në dhjetor eksporti ka arritur në 19 tonë.

Sipas MBPZHR-së, në vitin 2013 përkatësisht nga prilli i vitit 2013 deri në mars të vitit 2014 dredhëza është eksportuar kryesisht në Rumani 52 për qind dhe Hungari 47 për qind dhe një përqindje shumë e ulët në Maqedoninë e Veriut 1 për qind.

Ndryshe, dredhëzat janë shumë të dobishme për imunitetin dhe përmbajnë një numër të madh vitaminash. Nuk rekomandohen për personat që kanë probleme me peshën e tepërt ose nivele të larta të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak.(Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/