Qeveria ndalon eksportin e produkteve bazike agro-ushqimore

mielli
Fotografi ilustruese

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që të ndalohet eksportimi nga Kosova në vendet e tjera i produkteve agro-ushqimore siç janw Gruri, misri, mielli, vaji ushqimor, kripa e kuzhinës.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se kjo bëhet me qëllim që të mos rrezikohet furnizimi i popullatës.

“Lufta në Evropë dhe zhvillimet tregtare në botë po vështirësojnë furnizimin me produkte bazë të ushqimit. Eksporti dhe rieksporti sado i vogël që të jetë mund të rrezikojë furnizimin e popullatës sonë në të ardhmen”, ka thënë ajo./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar