Çaji është një nga produktet që konsumohetshumë nga pjesa dërmuese e konsumatorëve kosovarë. Në thuajse çdo shtëpi konsumohen lloje të ndryshme të çajrave, përfshirë këtu domosdo çajin e zi, ose të ashtuqujturin “çaj rusi” si një nga dominantet e çajrave të tjera.
Nëpër markete në vend, shitet lloje të ndryshme të çajrave, ndonëse jo edhe me çmim të arsyeshëm. Sipas shitësve të marketeve të mëdha dhe të vogla në kryeqytet dhe në qendra të tjera të vendit, “çaji i rusit” është më i konsumuari nga konsumatorët. Siç thonë ata, aktualisht një paketim i qajit të rusit ‘Emona’ të 800 gramëve kushton 8 euro e 29 centë. Pak më lirë, tregtohet qaji i rusit ‘Union’ poashtu i 800 gramëve që ka çmimin t për 6 euro e 19 centë.
Në këto suaza të çmimit, pak a shumë tregtohën edhe disa “marka” të këtij lloji të çajit që thuaja janë të përafërta edhe për nga cilësia, edhe për nga prejardhja e tyre e importit, që në të shumtën janë shtete e Lindjes së Largët më së shumti nga Shri-Lanka.
“Çaji i zi” në Kosovë tregtohet me dhjetëra emra, të cilët ua vejnë tregtarët, të cilët e importojnë ate në sasi të madhe, të pa paketuar- rëndom në thasë dhe në sënduk më të mëdhenj, të cilin pasta e amballazhojnë në paketa me pasha më të vogëla – 800 gramshe, 400 gramshe, por edhe nje çerek kilogrami, dhe në këto paketime u ofrohet koonsumatorëve në të shumtën e rasteve.
Por, ky lloj çaji tregtohet edhe “refuz”, pra matet sasia e kërkuar nga konsumatori në qese najloni apo të letrës, dhe kjo mënyrë shitblerjeje ka paksa çmim më të lirë të këtij produkti.
Mirëpo, duhet theksuar se tashmë në shportat e konsumatorëve kosovarë ka shumë edhe lloje të ndryshme të çajrave të tjera.
Në disa vitet e fundit, në familjet kosovare konsumohen relativisht shumë edhe shumë lloje të tjera të çajit, të paketuar në qese të vogëla.
Këto çajra karakterizohen për shumëllojshmëri dhe nga lënda e parë që prodhohën, që nga barishtat e ndryshme tashmë të verifikuara si të shëndetshme e deri të pemë e përime të ndryshme.
Shumë prej këtyre çajrave tash e sa vite prodhohen edhe në Kosovë, me emra të bimës, apo frutit (çaj kamomili, mente, xhenxhefili, çaj mali, frutash, çaj limoni, molle, çaj i gjelbërt, i brusnicës etj, nga i cili e ka origjinën, por në shitoret tona ka përplotë këso produktesh edeh të importuara, të cilat shiten thuaja me çmim dy fish më të shtrenjtë.
Këto çajra tregtarët kosovarë i importojnë nga Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, por edhe nga Britania e Madhe, e njohur për llojllojshmëri të shumtë të çajit.
Shitje më të madhe ka çaji i kamomilit i cili kushton 89 centë paketimi prej 20 çeskash të vogla, po ashtu edhe çaji papermint që shitët për 1 euro e 25 centë. Tutje, çaji i xhenxhefilit me limon aktualisht kushton 1 euro e 59 centë, çaji i gjelbërt shitet për 1 euro e 35 centë, ai i frutave të malit për 1 euro e 59 centë, brusnicë 1 euro e 69 centë dhe çaji mentë për 1 euro e 9 centë si dhe përplotë çajra të tjera.
Shitësit e marketeve, thonë për Buletinin Ekonomik se çaji i kamomilit është më i kërkuari nga qytetarët. Kjo, pasiqë sipas tyre përdoret shumë në aspektin shëndetësor, si për gripëra të ndryshme si dhe për problem të ndryshme shëndetësore. (Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/