Kivi, një pemë inetresante topikale, e dëshmuar për vlera ushqyese, tashmë e sa vite ka zënë të konsumohet reletivisht shumë edhe në vendin tonë kontinental.
Kivi, ka origjinën nga Lindja e largëtm dhe si vend ku kultivohet dhe rritet shumë dhe në plantacione të maëdha është Zelanda e Re, por kultivohet me shumicë edhe në shumë vende të tjera me klimë të ngrohtë.
Në vitet e fundit, shumë kopshtar tanë, sidomos në anën e Dukagjinit kanë kultivuar nga disa fidan të kivit, dhe është dëshmuar se mund të rritet dhe të jap fruta edhe në anët tona, me klimë qind për qind kontinentale.
Këta kultivues kanë shijuar frutat e kivit të rritur në oborret e tyre.
Mirëpo, sidoqoftë, kivi, e tërë sasia për tregun e Kosovës, importohet, kryesisht nga shtetet me klimë të ngrohtë.
Aktualisht nëpër markete në vend, një pako me kivi kushton 99 centë, ndërkohë që kilogrami i tij shitet për 2 euro e 19 centë.
Sipas shitësve nëpër markete e tregje, kivi importohet nga Greqia dhe se kërkesa për të nuk është edhe aq e lartë, mirëpo shitet. Siç thonë ata, kivi e ka sezonën në dimër dhe se shitet më shumë gjatë asaj kohë, ndonëse edhe çmimi në atë periudhë është më i arsyeshëm.
Ndryshe, siç theksojnë ata, kivi është një nga pemet që nuk është i qendrushëm dhe se prishet shumë shpejtë pavarsisht se në çfarë temperature është.
Kivi kultivohet në Shqipëri, sidomos në zonën Lushnjë – Fier, në rajonin Tiranë – Durrës, por edhe në Vaun e Dejës dhe Pogradec.(Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/