Europa e nis javën në rritje – Në fokus të tregjeve, Forumi Ekonomik Botëror i Davosit!

Davoss
Davoss

Bursat europiane e kanë nisur në rritje këtë javë, pavarësisht frikës për ngadalësimin e ekonomisë globale, që ka dominuar tregjet gjatë javëve të fundit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rritje me rreth 1.2%, me sektorin e shitjeve me pakicë që realizon fitimet më të mëdha.

Megjithatë, javën e kaluar tregjet globale publikuan humbje për shkak të disa faktorëve, si inflacioni, apo konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ndërkohë, investitorët do të jenë të fokusuar edhe te Forumi Ekonomik Botëror që ka filluar në Davos, i cili mbahet nga data 22 deri në 26 maj, ku janë mbledhur politikanët dhe drejtuesit e bizneseve nga e gjithë bota.

Samiti i këtij viti vjen pas disa vitesh pengesa nga pandemia dhe në një kohë që Rusia po pushton Ukrainën. Këto dy tema do të jenë në krye  të axhendës së këtij viti. Në Forum pritet të flasë edhe Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i cili pritet të kërkojë sërish ndihmë dhe më shumë sanksione nga vendet perëndimore./Scan TV/