Ujdhesa private në Adriatik, gjegjësit në bregdetin kroat, nga e cila shteti dhe pushteti lokal i kanë ngritur duart, tashmë gjendet në shpallje për shitje.
Ujdhesa ‘Malli Kosmaç’ në zhupaninë e Splitit e cila ka dal në shitje me çmimin fillestar 700 mijë euro, por që në agjencinë e paluejtshmërive theksojnë se ky çmim mund të rritet deri në 1 milion euro transmeton televizioni TVN1.
Kjo ujdhesëzë me sipërfaqe 5 mijë metra katror është në pronësi private të një banori nga Vinishja dhe është në shitje që nga viti 2016 por që ende nuk ka gjetur pronarin e ri.
Nga agjencia për paluejtshmëri theksojnë se ka pasur shumë të interesuar si nga shtetasit e huaj ashtu edhe nga ata të vendit, por kur kuptohet se me planin hapsinor të këtij rajoni nuk lejohet ndërtimi dhe kur të interesuarit njoftohen me normat e planit hapsinor, heqin dorë nga blerja.
Ujdhesa është e përshtashme ekzkluzivisht për bujqsësi, ndërkohë vendasit rreth e qark ujdhesës janë të ndarë rreth pikpamjes për shitjen e saj. Disa vlerësojnë se nuk duhet shitur ajo që është me sakrifica të mëdha e siguruar e sidomos nuk duhet shitur të huajve, ndërsa të tjerët nuk kanë asgjë kundër që kjo pasuri rë shkojë në duart e shtetasve të jashtëm.
Kroacia ka gjithsej 1 mijë 244 ujdhesa, ujdhesëza, shkëmbinj në detë nga të cilat 66 janë të banueshme. Ujdhesat e vogla kryesisht janë në pronësi të shtetit madje 88 për qind të tyre, ndërsa të tjera janë pronësi private./Buletini Ekonomik/