Austriakët bëhen kursimtarë

Për shkak të ngritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe shkallës së lartë të inflacionit të ka arritur në 7.7 për qind, austriakët janë bërë kursimtarë me rastin e tregtimit.

Dy të tretat e konsumatorëve austriakë, sipas një hulumtimi të opinionit publik ka theksuar se kushton shumë vëmendje shpenzimeve në blerjen e produkteve për nevojat ditore dhe se gjithnjë e më shumë blejnë prodhime të lira.

Edhe në dyqane vërehet sjellja kursimtare e austriakëve. Frekuentimi i blerësve në markete dhe dyqane të tjera ka rënë 12 për qind, thuhet në një hulumtim të shoqatës së tregtarëve austriak.

Reklama e sponzorizuar

Sivjet krahasuar më 2019-tën, tregtarët presin ulje të qarkullimit prej 14 për qind.

Ndërkohë që shitoret dhe marketet kanë probleme të tjera të ndryshme.

Rreth 75 për qind të tyre kanë vonesa me dërgimin e mallrave, ndërsa 41 për qind e tyre kanë probleme me mungesën e personelit dhe për këto shkaqe, rreth 15 për qind të ndërmarrjeve tregtare kanë mbyllur veprimtarinë.

Më së shumti austriakët kursejnë në blerjet e këpucëve, veshmbathjes dhe në pagesat e pushimeve vjetore.

Sipas hulumtimit, rreth 64 për qind të austriakëve kanë theksuar se veshmbathja dhe këpucët ofrojnë mundësi reale për të kursyer.

Po kështu rreth 15 për qind e austriakëve kanë paraljmëruar se do të harxhojnë shumë më pak për pushime si kundër që do të bëjnë përpjekje të kursejnë në konsumimin e karburanteve, çmimin e të cilave e konsiderojnë shumë të lartë./Buletini Ekonomik/