Rikuperojnë Paundi dhe Dollari dhe Franga ndërsa monedha europiane nuk luhatet!

Kursi i Këmbimit
Këmbimi i monedhave

Paundi britanik ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 138 lekë dhe është shitur me 139.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën e djeshme.

Edhe Franga zvicerane ka regjistruar rritje të vlerës mëngjesin e  sotëm pasi në raport me dje blihet sot me 116.6 lekë dhe shitet me 117.5 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Dollari amerikan ka shënuar rritje të vlerës duke rikuperuar edhe ai pikë në raport me nisjen e kësaj jave teksa blihet sot me 113.4 lekë dhe shitet me 114.4 lekë.

Monedha europiane ndërkaq është shfaqur e qëndrueshme pasi nuk ka pasur luhatje të ndejshme të vlerës teksa vijon edhe këtë mëngjes të blihet me 119.2 klekë dhe shitet me 119.9 lekë./Scan Tv/