Në Kosovë duhet të punosh 47 minuta për një litër naftë, Shqipëria e para në Europë për çmime rekord

Nafta
Pikë e shitjes së derivateve

Çmimi i naftës në Kosovë ka arritur nivele rekord që shkojnë deri afro 2 euro për një litër naftë e benzinë.

Një analizë e SCAN Tv mbi pagën mesatare dhe mundësinë e blerjes së një litri naftë në raport me të, del në përfundimin se një shqiptari në Kosovës i duhet mesatarisht gati një orë punë në ditë për ta blerë një litër naftë.

Përllogaritja është bërë duke marrë për bazë pagën neto në muaj.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë renditje prin Shqipëria, ku Bordi i Transparencës caktoi shitjen e naftës me 261 lekë për litër. Kështu një shqiptar duhet të bëjë të paktën mesatarisht 55 minuta punë në ditë për të blerë vetëm një litër naftë.

Në vendin e dytë renditet Ukraina, ku 1 litër naftë vlen 51 minuta punë në ditë. Për Moldavinë, nevojiten 50 minuta punë, 47 minuta në Kosovë, afro 37 minuta për Maqedoninë e Veriut, në Serbi 29 minuta, ndërsa në Mal të Zi duhen 23 minuta për të blerë 1 litër naftë.

Shqipëria renditet ndër 10 vendet me naftën me pakicë më të shtrenjtë në 167 shtetet e botës.