Në vitin 2021 prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë është rritur për 14.7% krahasuar me vitin 2020, ndërsa prodhimi nga termocentralet me qymyr u zvogëluar për 17.1%, raporton Balkan Green Energy News.
Pjesëmarrja e përgjithshme e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në prodhimin e gjithmbarshëm të energjisë elektrike në këtë vend gjithashtu është rritur, nga 29.2% sa ishte në 31.4%.
Shtytësit kryesor të rritjes së prodhimit të energjisë së gjelbër në vitin 2021 ishin hidrocentralet e mëdha, të cilat kishin rritur prodhimin për më shumë se 10%, si dhe centralet diellore, prodhimi nga të cilat është rritur për 38%, apo nga 37 gigavat orë sa ishte në 2020 në 51 gigavat orë në vitin 2021.
Ndryshe, në vitin 2021, Maqedonia e Veriut ka bërë kyçjen në rrjet të 49 projekteve të reja të energjisë së ripërtëritshme, 48 nga të cilat ishin projekte solare dhe një ishte hidrocentral i vogël. Projektet e reja solare kanë fuqi të përbashkët të instaluar prej 14 megavatësh, ndërsa hidrocentrali i vogël, 0.2 megavat.
Me 68% pjesëmarrje, termocentralet me qymyr, naftë dhe gaz natyror kanë vazhduar të jenë burimi kryesor i energjisë elektrike në Maqedoni në vitin 2021, anipse prodhimi nga këto burime në vitin 2021 ishte zvogëluar për 17.1% krahasuar me vitin 2021, transmeton Kosovo.Energy.
Ndryshe, krahasuar me vitin 2010, prodhimi i energjisë elektrike në Maqedoni të Veriut ka shënuar rënie. Nga 6,744 gigavat orë energji elektrike sa ishte prodhuar në vitin 2010, në vitin 2021 Maqedonia e Veriut ka prodhuar vetëm 5,582 gigavat orë energji elektrike.