Çmimet janë rritur në bregdetin shqiptar

Qiratë e apartamenteve në Durrës po arrijnë çmime të larta, të paregjistruara më parë.

Agjencitë imobiliare flasin për një rritje me rreth 15-20% më shumë sesa viti i kaluar.

“Sidomos apartamentet në vijën e parë të detit kanë çmime më të larta”, u shpreh Florian Tahiri, administrator i “MEI Smart”.

Reklama e sponzorizuar

Agjenti i shitjeve thotë se te çmimet, përveç rritjes së kërkesës nga të huajt, kanë ndikuar edhe projektet për zhvillimin e qytetit.

I konsideruar gjithmonë si një qytet ku mund të bëhet plazh lirë, Durrësi me sa duket nuk ua ofron më këtë, sidomos pushuesve të tij besnikë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.