Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore përballë monedhës vendase?

Kursi i Këmbimit
Këmbimi i monedhave

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht teksa është blerë këtë të hënë me 113.6 lekë dhe është shitur me 114.4 lekë krahasuar me javën e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq edhe Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 136.6 lekë dhe shitet me 138 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane ka regjistruar një rritje të ndjeshme të vlerës pasi në raport me javën e shkuar është blerë sot me 118 lekë dhe është shitur me 118.9 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Monedha europiane sakaq është dobësuar gjatë fundjavës teksa në raport me javën e shkruar blihet këtë filli jave me 118.6 lekë dhe shitet me 119.3 lekë./Scan Tv/