Protestë e punëtorëve të pastrimit dhe sigurimit për mospërfshirje në 10% të pagesës shtesë nga Qeveria

Punëtorët e pastrimit dhe sigurimit, në të gjitha institucionet shëndetësore publike në vend, protestuan sot për 30 minuta.

Ata kundërshtuan mospërfshirjen në pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë për 6 muaj, vendim ky i aprovuar nga Qeveria e Kosovës një javë më parë.

Kjo protestë është organizuar nga Sindikata e Puntëtorëve të Sektorit Privat.

Reklama e sponzorizuar

Një javë më parë, Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për pagë shtesë prej 10 për qind të pagës bazë për punonjësit shëndetësor, profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës për periudhën korrik-dhjetor 2022.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e qeverisë tha se shuma e paraparë për mbështetje të stafit shëndetësor është 5.5 milionë euro.