Nga sot hyn në fuqi marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Shqipëria dhe Kosova prej sot kanë në fuqi marrëveshjen për sigurimet shoqërore që sipas zyrtarit Astrid Hado, u garantua pas negociatave që filluan në vitin 2020.
Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në rrjetet shoqërorë shkruajti se kjo paketë mbron të drejtat shoqërore.
Sipas tij kjo marrëveshje “do të do të shërbejë, për të tashmen dhe për brezat e ardhshëm në të dy vendet”.
Negociatat mes Shqipërisë dhe Kosovës siç thotë drejtori Hado, kaluan me sukses të gjitha proceset e nevojshme.
“Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbetet i angazhuar për të çuar përpara këto marrëveshje që garantojnë trajtim të barabartë për qytetarët dhe sigurojnë njohjen e viteve të punës”, – thekson Hado.
Marrëveshja shumë e rëndësishme siguron trajtim të barabartë të të gjithë të punësuarve, punëmarrësve dhe të vetëpunësuarve, në njohjen e periudhave të sigurimit dhe të kontributeve ndërsjelltas në Kosovë dhe në Shqipëri.
Marrëveshja administrative në fushën e sigurimeve shoqërore, u negocia nga Shqiëpria dhe nga Kosova pas ratifikimit në të dy Kuvendet.
Raundi i tretë i bisedimeve për hartimin e marrëveshjes dhe elementëve teknikë të zbatimit u krye në 23 dhe 24 maj 2022./RTKlive/