Institucioni i Zyrës Kombëtare të Auditimit ka njoftuar Prokurorin e Shtetit për 67 raste ku dyshohet se përbëjnë elemente të veprës penale.
Kryeauditorja, Vlora Spanca ka treguar për punën e institucionet që drejton të martën në një konferencë për media.
Ajo tha se gjatë këtij viti janë hartuar 121 raporte, 110 prej tyre janë raporte të audimitmit financiar dhe 11 të tjerë raporte të performancës.
Nga gjetjet, Zyra Kombëtare e Auditorit ka dorëzuar 67 dosje ku pretendohet se ka vepër penale te Prokurori i Shtetit.
“Nga analizimi i 80 për qind të raporteve të publikuara të auditimit kemi identifikuar 67 raste me elemente potenciale për kryerjen e veprave penale. Bazuar në nen 24 të Ligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe ZKA-në, në ligje me të gjitha këto raste menjëherë e kemi njoftuar Prokurorin e Shtetit, i cili na ka informuar me shkrim se çështjet e raportuara i ka adresuar tek Kryeprokuroret e 7 Prokurorive Themelore të Kosovës”, tha Spanca.