Korporata Energjetike e Shqipërisë po planifkon të blejë 182 GWh për të mbuluar konsumin gjatë muajit gusht, por deri më tani ka arritur të sigurojë vetëm 35 GWh, sipas asaj që kanë shkruar në wefaqen zyrtare të mërkurën.
Sipas tyre, 35 GWh që veçse kanë blerë ju kanë kushtuar rreth 18 milionë euro me një çmim mesatar prej 492 euro/MWh.
Nëse KESH do ta blente pjesën e mbetur të energjisë elektrike që ju nevojitet për muajin gusht, kjo do t’ju kushtonte atyre 90 milionë euro të tjera.
Pothuajse i gjithë prodhimi vendas i Shqipërisë bazohet në hidrocentrale, por mungesa e reshjeve gjatë verës ka përkeqësuar krizën energjetike të vendit në një periudhë të vitit kur konsumi gjithsesi rritet pasi familjet përdorin më shumë energji elektrike për ventilatorë.
KESH, e cila zotëron 60% të të gjithë kapacitetit të kërkuar në vend, tha të hënën se shkalla e prodhimit të saj ditor është aktualisht 12,000 MWh.
Megjithatë, për shkak të mungesës së reshjeve në korrik, të tre rezervuarët e korporatës ofrojnë vetëm 65 metra kub në sekondë, që është një nga shkallët më të dobëta të rrjedhës së ujit që kanë pasur ndonjëherë. Ndërkohë, më 26 korrik, CEO i Kesh-it, Ergys Verdho tha se qeveria ishte angazhuar të shpenzonte 171 milionë euro gjatë muajve të ardhshëm për të mbuluar çmimet në rritje të importit.
Verdho shtoi se konsumi në Shqipëri është rritur në 20 GW në ditë për shkak të valës së të nxehtit që po i detyron familjet të mbështeten më shumë tek ventilatoret.
Shqipëria ka shpenzuar tashmë 200 milionë euro fonde buxhetore për të blerë energji elektrike gjatë gjysmës së parë të vitit dhe qeveria ka thënë se është gati të shpenzojë deri në 500 milionë euro për të mbuluar çmimet e importit këtë vit.
Megjithatë, ekspertët e energjisë po paralajmërojnë se qeveria mund të përfundojë duke paguar deri në 1 miliard euro.