Bajrami: 19 milionë eurot e ndara për subvencionimin e energjisë janë brenda 90 milionëshit të shpërndarë më 5 shkurt

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria nuk ka marrë vendim të ri për subvencionim të energjisë, por vendimi i së martës ka qenë brenda ndarjes 90 milionë euro të ndarë më herët.

Bajrami me anë të një shkrimi në Facebook ka shkruar se ky vendim është marrë në mbledhjen e 60-të të Qeverisë së Kosovës.

“Dje Qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për energjinë. Qeveria dje thjeshtë ka bë alokim të mjeteve të 90 milionishit që e ka ndarë në fillim të këtij viti, konkretisht në mbledhjen e 60-të të Qeverisë, e cila u mbajt me datë 5 shkurt 2022, online. Dy ditë me pas ZRRE ka nxjerrë vendimin për tarifat e reja me rritje: 85 për qind për tarifën e lartë dhe 104 për qind për tarifën e ulët”, ka shkruar Bajrami.

Reklama e sponzorizuar