Gjermania rikthen në punë 27 termocentrale

Qeveria e Gjermanisë gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024 do të rikthejë në prodhim 27 termocentrale me qymyr për të plotësuar nevojat me energji elektrike e termike.

Kjo vjen si pasojë e krizës që ka kapluar të gjithë botën, sidomos pas ndalimit të gazit rus për shtetet evropiane.

Aktualisht Europa po furnizohet vetëm me 9% të gazit nga Rusia dhe është orientuar në importin e gazit në sasi më të mëdha nga Norvegjia.

Reklama e sponzorizuar

BE është unike që të ndalen importet e këtyre lëndëve të energjisë (naftës dhe gazit) nga Rusia në mënyrë që të ndalet financimi i luftës së Putinit ndaj Ukrainës. “Al Jazeera Business”