Menaxherët e Airbnb-ve në Kosovë me 221,040 euro përfitime përmes fintech Paysera

Numri i madh i banesave në Kosovë ka krijuar hapësirë për krijimin e bizneseve të reja, siç është edhe lëshimi i këtyre hapësirave me qera për kohë të shkurtër përmes platformave ndërkombëtare Airbnb dhe Booking.com, ndërsa kompania fintech Paysera ka ulur shpenzimet e operimit për ta.

Është vështirë të dihet numri i saktë i pronave që janë të lëshuara në Airbnb, mirëpo nëse kërkohet një banesë gjatë muajit tetor, kërkuesi do të ketë mbi 400 opsione në Prishtinë, në Pejë rreth 50, dhe në Prizren rreth 40, e kështu me rradhë.

Kjo ndarje reflekton edhe statistikat e fjetjeve në Kosovë me renditjen: Prishtina, Peja, Prizreni.

Reklama e sponzorizuar

Kjo mënyrë e bërjes së biznesit i mundëson përfitimin material pronarëve të banesave si dhe personave që merren me menaxhimin e tyre si dhe stafit përcjellës të pastrimit.

Duke marrë parasysh se ndonjëherë rezervuesit paguajnë shuma të vogla për rezervim, puna me bankat tradicionale e pamundëson këtë.

Paysera mundëson operimin me pak shpenzime. Ta zëmë, nëse dikush qëndron një natë dhe paguan 30 euro, atëherë shpenzimet bankare për marrjen e këtyre të hollave nga Bashkimi Evropian mund ta tejkalojë shumën e fituar.

Për këtë, menaxherët dhe pronarët e banesave ju kanë drejtuar institucionit financiar Paysera.

“Unë i kam transferuar mjetet në llogarinë time në Paysera Kosova, pastaj nga aty në bankën lokale në Kosovë. I tërë procesi ka përfunduar për disa minuta dhe shpenzimet e përgjithshme bankarë kanë qenë vetëm 4 euro”, ka thënë Shpresa Qosa, një ndërmarrëse kosovare.

Tashmë një numër i madh i këtyre operatorëve, i bëjnë transferet përmes Paysera.

Sipas të dhënave jozyrtare, ky aplikacion ka mundësuar arritjen e rreth 221,040 eurove për pagesa të këtyre rezervimeve.

Për secilin transfer, kursehen minimum 15 deri 35 euro sa mund të kushtojë një transfer nga BE-ja në Kosovë.

Ndryshe, Paysera është kompani e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe mundëson transfere të shpejta dhe të lira për kosovarët.