Kriza energjetike, ministrja Rizvanolli kërkon nga deputetët zgjatjen e masave emergjente

Artane Rizvanolli
Artane Rizvanolli

Duke marrë parasysh krizën energjetike evropiane nga e cila po ndikohet edhe vendi ynë, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës po shqyrtohet vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

Këtë vendim e ka arsyetuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila kërkoi nga deputetët ta mbështesin këtë vendim me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes me energjie elektrike.

“Duke marrë parasysh krizën energjetike evropiane nga e cila po ndikohet edhe vendi ynë, në funksion të tejkalimit të kësaj situate, Qeveria e Kosovës i propozon Kuvendit të Kosovës zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energjie elektrike me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes dhe marrjes së masave shtesë dhe vazhdimit të masave ekzistuese.

Reklama e sponzorizuar

Ne së shpejti do të sjellim në kuvend një amendament të ligjit i cili na lejon që zgjatja e masave për periudha më të gjata në mënyrë që të evitojmë barrën administrative për kuvendin dhe qeverinë”, theksoi ajo.