Tashmë është mbyllur konkursi për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe gara për këtë pozitë duket të jetë interesante.
Nga emrat që kanë kandiduar në këtë garë është edhe Shkendije Himaj, gruaja e vetme që po e synon pozitën e kreut të BQK-së.
Mirëpo, kush është Shkendije Himaj?
Himaj ka 25 vite përvojë pune në Kanada dhe Kosovë, prej të cilave 18 vite në Bankën Qendrore të Kosovës duke mbajtur pozita të larta dhe duke qenë bartëse e proceseve të shumta zhvillimore për BQK-në dhe insitucione të tjera të pavaruara financiare që funksionojnë në Kosovë dhe sektorin financiar në përgjithësi.
Ajo është vlerësuar lartë për implemntimin e projekteve milionëshe, të financuara nga donatorët dhe institucionet financiare ndërkombëtare në kuadër të BQK-së. Himaj ka qenë edhe ligjeruese dhe është doktorante në Universitetin e Lubljanës në departamentin e bankave dhe financave.
Ndryshe, Shkendije Himaj ka qenë në garë për Guvernatore edhe në vitin 2018 kur në qeveri ishin PDK dhe LDK, por nuk ka marrë përkrahjen e atëhershme për t’u zgjedhur. /Buletini Ekonomik/