Marrëveshja UBS-Credit Suisse vë në rrezik reputacionin e Zvicrës

Banka UBS ra dakord të dielën për të blerë rivalin e saj vendas Credit Suisse për 3 miliardë franga zvicerane (3.2 miliardë dollarë), si pjesë e një marrëveshjeje me çmim të ulur, të mbështetur nga qeveria.

Marrëveshja e shpëtimit do të thotë se Zvicra, një vend shumë i varur nga financat për ekonominë e saj, është në rrugën e duhur që dy bankat e saj më të mëdha dhe më të njohura, të bashkohen në vetëm një gjigant financiar.

Autoritetet zvicerane dhe rregullatorët, ndihmuan për të negociuar marrëveshjen, e cila u nënshkrua mes frikës së infektimit në sistemin bankar global, pasi dy banka më të vogla amerikane falimentuan javët e fundit.

Reklama e sponzorizuar

“Pozita e Zvicrës si qendër financiare është shkatërruar”, tha Octavio Marenzi, CEO i Opimas. “Vendi tani do të shihet si një republikë financiare bananesh.”

Shkatërrimi i gjigantit bankar Credit Suisse, dërgoi valë tronditëse në tregjet financiare dhe duket se i ka dhënë një goditje reputacionit të Zvicrës, duke sugjeruar se investitorët tani do ta shikojnë vendin malor të Europës Qendrore si “një republikë bananesh”.

“Kolapsi i Credit Suisse do të ketë pasoja serioze për institucionet e tjera financiare zvicerane. Reputacioni mbarëkombëtar për menaxhim të kujdesshëm financiar, mbikëqyrje të shëndoshë rregullatore është zhdukur,” tha Marenzi.

Aksionet e UBS të listuar në Zvicër të marten, u rritën 7.3% rreth orës 12:50 pasdite.

Credit Suisse u tregtua me 3.5% gjatë marrëveshjeve të pasdites, pasi përfundoi seancën e së hënës me një rënie të madhe prej 55%.

Zhdukja e obligacioneve të Credit Suisse

Sipas kushteve të blerjes urgjente, investitorët e obligacioneve shtesë të nivelit të parë të Credit Suisse – të konsideruara gjerësisht si një investim relativisht i rrezikshëm – do të shohin që vlera e zotërimeve të tyre të ulet në zero. Do të thotë se investimet me vlerë rreth 16 miliardë franga, do të bëhen të pavlefshme.

Obligacionet AT1, janë një lloj borxhi që konsiderohet pjesë e kapitalit rregullator të një banke. Zotëruesit mund t’i konvertojnë ato në capital, ose t’i shesin ato në situata të caktuara – për shembull kur raporti i kapitalit të një banke bie nën një prag të rënë dakord më parë.

“Mbështetja e jashtëzakonshme e qeverisë, do të shkaktojë një shlyerje të plotë të vlerës nominale të të gjithë borxhit AT1 të Credit Suisse, në shumën prej rreth 16 miliardë CHF, dhe kështu një rritje të kapitalit bazë,” tha të dielën rregullatori zviceran FINMA (Swiss Financial Market Supervisory Authority).

Lëvizja jokonvencionale është në kundërshtim me praktikën tipike të të dhënit përparësi të zotëruesve të obligacioneve mbi aksionerët kur një bankë dështon, si dhe shkaktoi trazira në tregun e obligacioneve bankare të konvertueshme të hënën.

Vítor Constâncio, i cili ishte zëvendëspresident i Bankës Qendrore Europiane (European Central Bank, ECB) nga viti 2010 deri në 2018, tha përmes Twitter se njoftimi i FINMA ishte një “gabim me pasoja dhe potencialisht një mori çështjesh gjyqësore”.

ECB dhe Banka Britanike e Anglisë (Bank of England, BOE) u përpoqën të distancoheshin nga vendimi i FINMA.

Rregullatorët e Bashkimit Europian, të përbërë nga ECB, Autoriteti Bankar Europian (European Banking Authority) dhe Bordi i Rezolutës (Single Resolution Board, SRB), thanë të hënën, zotëruesit e obligacioneve do të jenë të mbrojtur nga humbjet, ndërsa aksioarët do të jenë të parët që do të pësojnë humbje.

“Kjo qasje është aplikuar vazhdimisht në rastet e kaluara dhe do të vazhdojë të drejtojë veprimet e mbikëqyrjes bankare të SRB-së dhe ECB-së në ndërhyrjet në krizë,” thanë ata.

Banka e Anglisë u shpreh se “Mbajtësit e instrumenteve të tillë, duhet të presin që të ekspozohen ndaj humbjeve në zgjidhje ose falimentimit, pozicioneve hierarkike,” tha BOE.

Franga zvicerane si një strehë e sigurt?

“Një tipar i gjithë këtij presioni banker, që kemi parë gjatë dy javëve të fundit është se në fakt ne kemi parë paqëndrueshmëri të madhe në tregjet e kapitalit, paqëndrueshmëri të madhe në tregjet me të ardhura fikse dhe gjithashtu në tregjet e mallrave, por shumë pak paqëndrueshmëri në tregjet valutore,” tha Bob Parker, këshilltar i lartë në Shoqatën Ndërkombëtare të Tregjeve të Kapitalit.

Parker tha se kishte pasur “disa dobësi shumë modeste” në frangën zvicerane kundrejt euros ditët e fundit.

1 Euro u tregtua me 0,9961 Franga Zvicerane, duke u dobësuar nga 0,9810 krahasuar me datën 14 mars.

“Ne jemi kthyer afër barazisë Frangë-Euro. Deri diku franga zvicerane si një monedhë e sigurt, ka humbur një pjesë të joshjes së saj. Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, tha Parker.

“A do të rimëkëmbet Franga Zvicerane? Ndoshta po, por ky efekti do të jetë afatshkurtër,” shtoi ai. /CNBC/