Kryesuesi i ZRrE-së: Rryma do të shtrenjtohet rreth 15 për qind, shifra e saktë në mbledhjen e radhës

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja për energjinë elektrike.

Duke filluar nga 1 prilli, rryma do të shtrenjtohet për rreth 15 për qind bazuar në këto tarifa.

Kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, për këtë shtrenjtim të rrymës, ka fajësuar rritjen e çmimit të importit, rregullimet që po bëhen në bllokun B dhe inflacionin.

Reklama e sponzorizuar

“Pritet që kjo të rezultoi në një rritje rreth 15% dhe kjo pritet të vendoset saktë në mbledhjen e ardhshme të ZRrE-së”, tha ai në konferencë për medie.

Ai tha se kjo është rritje lineare për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të enjten ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për KESCO-n në vlerë prej 400 milionë euro.

Kujtojmë se ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kËh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kËh në muaj.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00.

Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.